Rita Ora është zhveshur...përsëri.
Tashmë e kemi humbur numërimin e gjithë zhveshjeve të bukuroshes me origjinë shqitare dhe më pak e mundimshme do të ishte të numëronim herët që shfaqet e veshur, por pamja ama është gjithmonë për t’u vlerësuar. Pavarësisht se hiret e Rita Orës, përjashto pjesët më intime, nuk janë një pamje e panjohur për askënd që ka akses në internet, përsëri fansat e saj duket se tërbohen çdo herë që këngëtarja 25 vjeçare tregon pak më shumë lëkurë se zakonisht. Këtë ehrë ajo postoi në Instagram imazhe ku spikaste gjoksi i Ritës, i cili për fare pak mund të zbulohej më shumë se sa artistja e kishte parashikuar. Por duke qenë se fotot i kishte realizuar vetë dhe jo ndonjë paparazzi, mund të themi se ka zbuluar aq sa ka dashur, edhe atë “pak më shumë”.