Ai është një yll në rritje dhe duket se menjëherë ka gjetur “simpatinë” e bukuroshes me origjinë shqiptare.
Bëhet fjalë për Shawn Mendes, i cili radhitet tek artistët e rinj më të pëlqyer në botën e muzikës. I njohur për superhite si “Stitches” apo “Treat You Better”, ku kjo e fundit ka kaluar 1 miliardë klikime në YouTube, mund të thuhet se këngëtari 18 vjeçar aktualisht është shumë më i suksesshëm se Rita Ora në muzikë. Kështu nuk do të bënte aspak keq që të realizonte një bashkëpunim me Mendes, çka mundet vetëm t’i rrisë aktualisht kredibilitetin dhe fansat në muzikë. Por, në pritje të diçkaje të tillë duket se dyshja po familjarizohet me njëri-tjetrin, ndërkohë që Rita sapo ka postuar një foto duke e puthur në faqe. A nuk është pak i vogël për të?