Rita Ora këtë periudhë ka një axhendë tepër të ngjeshur me punë në studio, photoshooting, xhirime dhe udhëtime. Ajo tërheq vëmendjen e të gjithëve me pozat e saj provokuese dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe këtë herë. Bukuroshja me origjinë shqiptare është imazhi i linjës së njohur për të brendshmet, Tezenis dhe së fundmi ka publikuar koleksionin e rrobave të banjos, si një mënyrë për t’i paraprirë verës. Ajo ka zgjedhur mënyrën më të mirë të mundshme, me një pozë të nxehtë, duke njerrë në pah format e saj seksi dhe pjesët intime, nën hijen e palmave.