Javën që lamë pas u mbajt ceremonia e ndarjes së çmineve MTV Video Music Awards. Këngëtarja kosovare me famë botërore Rita Ora mori trofeun në kategorinë ‘Best Dance’ për bashkëpunimin ‘Lonely Together’ me DJ tashmë të ndjerë Avicii.
Kështu ylli i dhjetëra hiteve u bë shqiptarja e parë që fiton një çmim nga MTV.
Krenare që përfaqëson Kosovën në çdo pjesëmarrje të saj është edhe vet Rita. Këtë e dëshmon edhe fotografia e fundit e saj e postuar në një Instastory, ku artistja shihet me flamurin e shtetit të saj në sfond, teksa ka shkruar: Të bësh historinë, kaq krenare!