INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rita Ora, thjesht shoqëri apo në lidhje  me Lewis Hamilton? Gjykoni nga fotot...  [FOTO]

Rita Ora, thjesht shoqëri apo në lidhje me Lewis Hamilton? Gjykoni nga fotot... [FOTO]

Publikuar më: 12:18 08-07-2016

Duket se anëtarja e jurisë së “X Factor” e mori veten shumë shpejt pasi përfundoi në spital  vetëm para pak ditësh nga lodhja e tepërt.

Me siguri  kjo e ka shtyrë Rita Orën që t’i kushtojë edhe më shumë kohë vetes. Kështu, ajo ka kaluar disa ditë pushimi në Ulqin (aty ku ka edhe një shtëpi të sajën të cilën e mban për pushimet verore).

Por  nuk ka qenë vetëm, madje e mirëshoqëruar. Këngëtarja dhe piloti i Formula 1, Lews Hamilton nuk  i kanë shpëtuar dot syrit të paparazzëve teksa kanë kaluar pushimet në shoqërinë e njëri-tjetrit ku nuk kanë munguar edhe flirtimet.

Kampioni i “Formula 1” ka mbërritur me avion privat në Mal të Zi, në resortin ku po qëndronte Rita. Fotot e publikuara nga “The Sun”  nuk besojmë se kanë nevojë për komente rreth  marrëdhënies së tyre  tepër të  afërt , pavarësisht se Rita kishte konsumuar mjaftueshëm alkool.

 Më pas këngëtarja ka dashur të kthehet përsëri në shtëpi me të njëjtën linjë ajtore që mbërriti por ka qenë Hamilton ai që i ka ofruar asaj të kthehen bashkë me avionin e tij privat.

Jemi kuriozë të shohim reagimin e Nicole Shcerzingher pas këtyre fotove. 

Article Logic
Execution time: 0.0038621425628662