Nuk është hera e parë që Rita Ora bën krenar popullin e saj. Por edhe këtë herë këngëtarja shqiptare me famë botërore, teksa ka performuar dje në qytetin Londnez me rastin e disa karnavaleve që zhvilloheshin atje, ka mbajtur me krahë hapur flamurin kuqezi duke e valëvitur në mes të Londrës.
Në videon e postuar në Instastory shihet teksa kërcente me flamurin shqiptar, ndërsa publiku e mirëpriti me ovacione dhe brohorima.
Videoja po qarkullon kudo në internet dhe Rita e dëshmoi edhe njëherë sa krenare ndihet që është shqiptare.