INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rita Ora zbulon se pse nuk pëlqen të flasë për lidhjet e saj

Rita Ora zbulon se pse nuk pëlqen të flasë për lidhjet e saj

Publikuar më: 14:24 17-09-2016

Rita Ora është një ndër personazhet publike më të famshëm dhe më të përfolur gjithashtu. E suksesshme në muzikë, e suksesshme në biznes, por e cilësuar edhe si “Becky with the good hair”. Jo rrallë herë ajo ka qenë në qënder të vëmendjes së mediave rozë, pasi u përhap lajmi se ajo ishte personi me të cilën Jay Z ka tradhëtuar Beyoncen. Mirëpo gjithmonë kur i është dhënë rasti, Rita i ka mohuar këto zëra. Të njëjtën gjë ka bërë edhe në intervistën e fundit për Vanity Fair, duke thënë fjalët më të mira për çiftin Beyonce-Jay Z,madje duke i konsideruar si idhujt e saj. Ajo gjithashtu u shpreh se thashethemet për të ishin shumë të ashpra dhe ofenduese.

Rita Ora duket sikur ka marrë mësim tani dhe tregon se pse i pëlqen t’i mbajë gjërat të fshehta gjërat rreth dashurisë.

“Unë mendoj se në përgjithësi kam mësuar për të mos folur për marrëdhëniet dhe thashethemet, sepse kam qenë qendër e tyre disa herë”,  tha ajo për Vanity Fair. “Dhe më është thyer zemra...vetëm një herë”. Dashuria është aq e madhe, por gjithashtu mund të jetë gjëja më e rrezikshme në planetin Tokë. Njerëzit bëjnë gjëra të çmendura, kur është fjala për xhelozi dhe dashuri”. 

Article Logic
Execution time: 0.0035169124603271