Në vazhdën e postimeve të shumta rreth medaljes së artë të fituar nga Majlinda Kelmendi në Rio 2016-të, ai që ka pikasur më tepër ka qenë i Rita Orës.
Këngëtarja me origjinë shqiptare, por me famë ndërkombëtare, ka shfrytëzuar Instagramin për të shprehur krenarinë ndaj patriotes Kelmendi. Sipas Ritës, tashmë që është e pavarur Kosova më në fund ka mundësi të tregojë talentet e saj dhe se gjithçka ka bërë deri më tani e ka bërë me qëllim që të ndihet një shqiptare krenare. "Jam aq e lumtur sa më vjen për të qarë" ka vazhduar më tej Rita Ora. Ndonëse gjithmonë e ka pranuar origjinën e saj, duhet thënë se kjo është ndër të rrallat herë që këngëtarja bën një postim për shqiptarët!