Rita Ora është parë duke u hedhur me kokë në misionin për të ndihmuar viktimat e Uraganit Harvey.
Ylli i muzikës RnB u ka ardhur në ndihmë viktimave të katastrofës që mori 38 jetë dhe shkaktoi një dëm prej 10 bilionë dollarësh. Këngëtarja 26 vjeçare dukej shumë larg vetes së saj të kuruar ndërkohë që si një person i thjeshtë po ndihmonte kë të mundte. Një gjest vërtetë për t’u vlerësuar i Ritës, e cila u përfshi në misionin bamirs ndërkohë që kishte një udhëtim promocional për në Dallas. Ajo ndihmoi në një lëvizje të organizuar nga një radio lokale për të dërguar ndihma. Ekspertët e kanë përshkruar Uraganin Harvey si katastrofën natyrorë më të keqe në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.