Vajzat 10 vjeçare të komunitetit afrikan në Britani të Madhe vuajnë nga vendosja e gurëve të nxehtë në gjoksin e tyre, si një ritual me origjinë nga Afrika.
Së fundmi, është vënë re që rreth 1000 vajza britanike vuajnë nga kjo praktikë e neveritshme, që konsiston në vendosjen e sendeve të nxehta si gurët, çekiçët dhe lopatëzat në gjoksin e tyre për të parandaluar rritjen e tij.
Kjo i bën ato më pak tërheqëse dhe si pasojë ul mundësinë e një shtatëzanie paramartesore.
1 ne 4 vajza në Kamerun dhe jo vetëm, janë të prekura nga kjo praktikë.
Deputeti Jake Berry deklaroi se ishte i shokuar nga lajmi qe vajzat e komunitetit afrikan në Londer dhe Birmingham prekeshin nga kjo gjë.
Shumica e praktikanteve ishin viktime e vete nënave të tyre.
Zoti Berry përdori lirinë e shtypit për të shprehur paënaqësinë e tij ndaj organizatave të mbrojtjes së fëmijëve dhe policise. Ai deklaroi për The Times: “Ka mungesë të theksuar informimi. Qeveria duhet të marri masa për asgjësimin e kësaj në praktikë”.