INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ritvan Zykaj shfaqet në sallën e gjyqit me sy të nxirë dhe me kokën lart [VIDEO]

Ritvan Zykaj shfaqet në sallën e gjyqit me sy të nxirë dhe me kokën lart [VIDEO]

Publikuar më: 10:32 13-08-2018

Me pranga në duar Ritvan Zykaj ka dalë në sallën e gjyqit, për t’ju komunikuar masa e arrestit pas krimit makabër të 10 Gushtit në Selenicë. Ai mbante veshur një bluze të bardhë, por për asnjë moment nuk uli sytë, edhe pse në fakt i kishte të nxirë. Ai qëndronte ‘kokëlartë’ përballë kamerave të televizioneve, ndërsa pritej të fillonte procesi ku do të merrej masa e arrestit, pas vrasjes makabre të 8 kushërinjve. 

Megjithatë gazetarët kanë tentuar që të marrin një përgjigje nga Ritvan Zykaj mbi arsyet se perse ka kryer krimin makabër, por ka zgjedhur të heshtë.
Seanca për masën e sigurisë ndaj Ritvan Zykajt jepet në gjykatën e Vlorës. Ndërkohë masa e arrestit ka nisur me protesta jashtë gjykatës së Vlorës.
Mbi 24 vjeçarin rëndon akuza ''Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave'', parashikuar nga neni 79/dh i Kodit Penal. Materialet hetimore i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Ritvan Zyka para Gjykatës së Vlorës from tani on Vimeo.

Article Logic
Execution time: 0.0023391246795654