Ata ishin ndër ‘çiftet e para që mund të krijoheshin këtë sezon të dytë në Për’puthen.
Mirëpo kjo njohje nuk u vazhdua dhe Argjendi u largua nga programi duke marrë me vete dhe akuzat e Ritvanës, e cila e quajti biseksual.
Përpara se të largohej nga “Përputhen” Argjendi bëri deklaratën se janë takuar në shtëpi, të cilën Ritvana e mohoi duke u betuar. Madje ajo publikoi edhe bisedat me Argjendin.
Megjithatë Argjendi nuk ndalet dhe vazhdon të insistojë se ai dhe Ritvana janë takuar në shtëpinë e tij.
I ftuar së fundmi në një intervistë për “Prive”, ka vazhduar duke treguar më shumë.
“Në shtëpi kemi bërë gjëra private”, tha ish-konkurrenti i “Përputhen”.
I pyetur nga 1 tek 10 sa gënjeshtare është Ritvana, Argjendi u përgjigj: 10.