Dy moderatoret e emisioneve të pasdites Rudina Magjistari dhe Bieta Sulo duekt se kanë qenë në një luftë virtuale kohëve të fundit.
Në distancë të dyja autoret e programeve kanë lëshuar kunja, për emisionin që sipas tyre që është më i suksesshmi për audiencën.
Për "Revista Class" Bieta u shpreh se emisioni i saj ka arritur 10 milionë shikime në Youtube dhe sipas saj është më i ndjekuri.
Pas deklaratës së Bietës, Rudina reagoi dje në puntatën e parë të këtij sezoni duke u shprehur se emisioni i saj solli një risi të vërtet dhe më pas u kopjua.
"Programi jonë fillimisht ka nisur me takimin e pasdites, ka qenë një program që solli risi të vërtet, një format ndryshe, u pëlqye menjëherë, u ndoq, u pasua, u kopjua dhe nga shumë të tjerë, por sot jetojmë në një botë të lirë ku secili mund të bëjë gjërat që dëshiron", u shpreh Rudina.
Pas deklaratës së Rudinës, Bieta ka reaguar me një postim në Instastory ku tregon se ka dalë para konkurrentes për veshjen më të mirë në një votim të kryer në një faqe Instagrami.
Një reagim ky që për herë të parë etiketon drejtpërdrejt edhe Rudinën, jo të gjitha programet e pasdites.