INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rivendosja e vizave me Holandën. Reagon Vasili: “Kryeministër ku je? Këto janë pasojat e delirit me timon e tepsi

Rivendosja e vizave me Holandën. Reagon Vasili: “Kryeministër ku je? Këto janë pasojat e delirit me timon e tepsi"

Publikuar më: 15:18 20-08-2017

Propozimi që policia dhe prokuroria i kanë bërë Holandës për rivendosjen e vizave për shqiptarët ka sjellë reagimin e ashpër të politikanëve ndaj kreut të qeverisë Edi Rama. “Kryeministër ku je ?!” shkruan Petrit Vasili, kreu i grupit parlamentar të LSI-së në një postim në facebook ndërsa thotë se këto janë pasojat e delirit me timon e tepsi që mesa duke do ti vuaj populli.
Petrit Vasili
Heqja e vizave për shqiptarët, një nga arritjet më madhore të pluralizmit, rrezikon të zhbëhet. Ishte kjo arritje që çliroi shqiptarët nga poshtërimi në dyert e ambasadave dhe shembi izolimin e turpshëm dhe trajtimin tonë si qytetarë të dorës së tretë. Paralajmërimet nga Europa kanë qenë pa fund, por shurdhëria dhe paaftësia kriminale e kryeministrit ka qenë fatale. Në fund të fundit ai punët….e tija i ka fjollë, pavarësisht se qindra mijëra shqiptarë vuajnë skamjen e papunësisë dhe varfërisë. Kryeministri ynë nuk ka veshë, por ka vetëm stomak dhe të madh madje.
Europa i vuri një zero të madhe delirit me timon e me tepsi. Ç’ taksirat ka populli të vuajë deliret dhe paranojat e një shkollëpakti, llafazan të pashërueshëm?

Article Logic
Execution time: 0.0036158561706543