Ronela Hajati e "elektrizon" çdo herë publikun me performancat e saj. E fundit ishte mbrëmjen e djeshme në një koncert në New York.
Pasi përfundoi së kënduari këngët e saj, Ronela filloi të bënte twerk nën ritmet e këngës "Mi Gente" të J Balvin.
Në videon e postuar nga Ronela shihet se ajo e ka ndezur skenën dhe ka çmendur publikun me performancën e saj.
"Kur mbaron së kënduari këngët e tua, ndonjëherë duhet të kërcesh me këngën tënde të preferuar "Mi gente J Balvin". New York ishe i mrekullueshëm", shkruan Ronela.