INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Roaming pa limit në Evropë [VIDEO]

Publikuar më: 17:52 06-04-2017

Negociatorët e Parlamentit dhe Këshillit europian ranë dakord për çmimet e telefonisë. Ato janë shumë më të ulëta se sa kishte propozuar Komisioni dhe do të përcaktojnë se sa mund ta tarifojnë operatorët telefonikë njëri-tjetrin për përdorimin e telefonatave roaming.

Parlamenti Europian ka miratuar hapin e fundit drejt heqjes totale të shpenzimeve të Roaming. Marrëveshja formale është arritur mes Parlamentit, Këshillit dhe Komisionit Europan që në shkurt mbi çmimet e shitjes me shumicë që operatorët aplikojnë mes tyre për të ofruar shërbimin roaming. Tarifat më të ulëta për internetin do të mundësojë konsumatorëve europianë të aksesojnë më tepër materiale audio-vizuale gjatë udhëtimit nga një vend në tjetrin.

Marrëveshja është aprovuar me 549 vota pro, 27 kundër dhe 50 abstenime. Kjo ishte pengesa e fundit për të ndaluar kostot shtesë kur del jashtë shtetit, që do të hyjë në fuqi më 15 qershor. Konsumatorët mund të telefonojnë, dërgojnë mesazhe dhe të përdorin të dhënat e rrjetit teksa ndodhen në shtete të tjera të BE-së pa paguar tarifa shtesë.

Article Logic
Execution time: 0.0033500194549561