Kujt ia priste mendja që Rob K dhe Blac Chyna ishin dy gënjeshtarë në kërkim të dëshpëruar për vëmendje? Të gjithëve!
Megjithatë u dhamë të drejtën e dyshimit dhe bëmë sikur e besuam ndarjen e tyre shumë të keqe vetëm pak pas lindjes, ne edhe gjithë bota. Ata e shfrytëzuan për plot 2 diitë, madje edhe duke u betuar se ishte e vërtetë dhe jo thjesht për publicitet, dhe tashmë janë rikthyer përsëri bashkë. Sipas TMZ, ky nuk është një pajtim i mirëfilltë pasi dyshja po flet sërish me njëri-tjetrin, por nuk po jetojnë bashkë. Dhe në rast se nuk ju ka ardhur ende në majë të hundës me këta të dy dijeni që jeni të vetmit, pasi vajzat Kardashian nuk e durojnë më këtë lidhje të paqëndrueshme dhe jua kanë hequr mbështetjen vëllait të tyre të vetëm. Shumë pritën në fakt...