Më parë ai u largua nga e gjitha kjo pasi nuk e gjente më veten në televizor, por e vërteta është se nuk e gjente më në “Keeping Up with the Kardashians”.
Pikërisht ashtu, pasi ideja më e fundit e “djalit plangprishës” është të krijojë një reality shoë të vetin, për të transmetuar jetën e përditshme me të dashurën Blac Chyna. Mesa duket paskan ndërmend të jetojnë bashkë për një kohë të gjatë, kohë për të cilën me siguri do t’i ketë punët keq me familjen. E sigurt ama është që ai do të kthehet në televizion, pasi jetoi për plot 2 vjet larg botës dhe dritës së diellit. Bëhet me dije se mamaja e tij Kris nuk është aspak e lumtur për këtë situatë, për marrëdhënien e tij me Blac Chyna dhe aq më pak për spektaklin që kërkon të vërë në jetë. Me pak fjalë...luftë totale në familjen Kardashian!