INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rob K dhe Blac Chyna nuk kanë të mbaruar, ja çfarë bëjnë këtë herë pas dy ndarjesh rresht!

Rob K dhe Blac Chyna nuk kanë të mbaruar, ja çfarë bëjnë këtë herë pas dy ndarjesh rresht!

Publikuar më: 12:21 20-06-2017

Lidhja e tyre është e mbushur me momente dramatike, ku janë ndarë dhe ribashkuar dy herë përgjatë 6 muajve të fundit.

Por duket se mund të jetë “e treta, e vërteta” për Rob Kardashian dhe Blac Chyna, ndërkohë që bëhet e ditur se dyshja e ka rregulluar sërish marrëdhënien e tyre. Gjithçka është bërë e ditur nga TMZ, që ka lajmëruar se ish partnerja e Tyga ka qëndruar në shtëpinë e 30-vjeçarit prej ditësh tashmë. Mësohet se situata mes tyre është rregulluar gjatë një udhëtimi familjar në Disneyland, ku çifti bashkë me vogëlushen e tyre Dream festuan Ditën e parë të Baballarëve për Rob. Ndoshta kjo arritje simbolike i ka bërë të mendojnë më shumë për të mirën e familjes dhe jo vetëm atë personale. Por sërish, jemi të bindur se nuk do zgjasë shumë...

Article Logic
Execution time: 0.0044331550598145