INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rob K prish sërish paqen mes familjes dhe Blac Chyna

Rob K prish sërish paqen mes familjes dhe Blac Chyna

Publikuar më: 14:45 27-04-2016

Nuk është më lajm që Robert Kardashian po i rikthehet “KUWTK” .

Por duket se gjërat nuk kanë nisur mbarë  për Rob në këtë sezon të 12-të të reality show-t më të famshëm në botë. Në një klip të shkurtër shfaqet Kendall, e cila i ulëret të vëllait pasi kishte zbuluar se dhuratën që ajo ia kishte dhuruar për Krishtlindje, ai ia kishte dhënë të fejuarës Blac Chyna. Kylie ka telefonuar menjëherë Kimin për t’i dhënë lajmin duke i thënë se do të  habitej me atë që do të dëgjonte.

'Jam shumë e inatosur. Mund t’ia kisha dhënë dikujt tjetër’ ka thënë Kendall përpara se ta telefononte Robin dhe të përballej me të.

“Do t’i them të ma kthejë mbrapsht” është shprehur ajo dhe të njëjtën gjë i ka këshilluar edhe Kylie. Si të mos mjaftonte e gjithë marrëdhënia jo e mirë e familjes me të fejuarën e Rob,  gjesti i këtij të fundit vetëm sa e ndërlikon më shumë atë duke i hedhur benzinë zjarrit. ““Rob po del me dikë që ka një histori të ngatërruar me familjen time dhe ai i dhuron pikërisht asaj dhuratën time” është rrëfyer  e shqetësuar modelja 20 vjecare për kamerat. Ne mezi po presim për seritë e ardhshme!

Article Logic
Execution time: 0.0038189888000488