Rob Kardashian dhe Blac Chyna kaluan një grindje shumë të fortë ku akuzuan hapur njëri-tjetrin për tradhëti.
Por vëllai i vogël i Kim ia doli që të rregullojë marrëdhënien me të fejuarën e tij, por problemet mkes të dyve duken të destinuara për të mos mbaruar. Në videot e reja ngacmuese të reality shoët “Rob & Chyna”, Kardashiani 29 vjeçar i afrohet, vetëm për ta refuzuar sërish mamanë e ardhshme. Kur ajo e pranon faljen e tij dhe e fton që të rikthehet në shtëpi, ai ia përplas sërish derën në fytyrë. Një histori që u kthye në telenovelë, fundja si do ta zgjasnin ndryshe serialin e tyre?