INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rob Kardashian braktis familjen: Jam jetim!

Rob Kardashian braktis familjen: Jam jetim!

Publikuar më: 13:33 24-02-2016

Mesa duket vëllai i vetëm i motrave Kardashian, Rob, nuk e ka punën mirë.

Përmes një postimi në Instagram, ai mund t’i thotë mirupafshim njëherë e përgjithmonë familjes së tij  të dashur. Kjo vetëm se është tepër i dashuruar pas Blac Chyna. Mbase Rob nuk e ka kuptuar ende se çfarë ka bërë, por të shkruash: “Nëse familja jote nuk e pëlqen të dashurën tënde, atëherë hiq dorë nga familja dhe bëhu jetim”, është më shumë e rëndë për të sesa për pjestarët e tjerë Kardashian. Nuk kaloi shumë kohë dhe Instagrami i tij, i cili ndiqet nga 4.8m fansa, shpërtheu në komente. Disa madje e rikujtuan se nëse heq dorë nga familja e tij e pasur, do ngelet pa asnjë para në xhep dhe nuk mendojmë se Blac Chyna do I jepte ndonjë ndihmë të madhe. Një familje vërtet problematike kjo e Kardashian…

 

Article Logic
Execution time: 0.0037200450897217