Robert Kardashian dhe Blac Chyna marrin shembull nga Kim Kardashian, dhe do të bëjnë biznes me dasmën e tyre. Çifti i sapo fejuar tani po mendon në mënyrë të zgjuar.
Dasma e Kim Kardashian me Kris Humphries, u kthye në një burim të ardhurash për çiftin, sidomos për yllin e “Keeping up with the Kardashians”.
Edhe vëllai i saj, Robert po mendon të ndjekë gjurmët e Kimit. Sipas planeve të zbuluara tashmë, dasma e Rob dhe të fejuarës së tij do të jetë një organizim madhështor, e do të transmetohet me seri televizive. Ata tashmë janë duke biseduar me producentë të ndryshëm televiziv për ofertat që po i bëjnë, të cilat nuk mungojnë
Deri tani janë të kënaqur me një ofertë të majme, ku secili do të paguhet me 150-200 mijë $, për çdo episod, i shtojmë kësaj edhe 500 mijë të tjera për secilin për serinë finale.