INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rob Kardashian dhe Blac Chyna

Rob Kardashian dhe Blac Chyna "marrin në qafë" fëmijën ende pa lindur!

Publikuar më: 09:53 28-09-2016

Rob Kardashian dhe Blac Chyna janë ende zyrtarisht bashkë, por marrëdhënia e tyre është në probleme serioze.

Vëllai i vogël i Kim dhe e fejuara e tij shtatzënë janë përplasur me keqkuptime të forta, të cilat vështirë se mund të zgjidhen. Burime pranë çiftit rrëfejne se Rob dhe Chyna nuk janë në një vend të mirë. Dhe “nuk janë në një vend të mirë” duket si përpjekje për të zbutur situatën po të marrësh parasysh se nuk flasin me njëri-tjetrin prej muajsh. E vetmja gjë që i mban bashkë përveç fëmijës që pritet të vijë në jetë, e madje edhe më shumë se ky i fundit pasi dihet që Rob dhe Chyna nuk janë njerëzit më të përgjegjshëm në botë, është spektakli i tyre reality. Por duket vendim i keq edhe në fushën e marketingut të mos flasësh aspak me personin me të cilin ndan një spektakël të tërë. Por po ta kishin menduar kaq gjatë, dhe të kishin marrë parasysh që shumë shpejt do sjellin një fëmijë në botë, nuk do ta kishin emrin Rob dhe Chyna.

Article Logic
Execution time: 0.0038061141967773