Rob Kardashian dhe Blac Chyna nuk janë ndarë dhe për këtë kemi prova.
Çifti i shumëpërfolur veçanërisht nga familja Kardashian kanë ndarë në rrjetin social Snapchat disa video ku dukeshin më të lumtur se kurrë së bashku. Pas kësaj video janë shtuar gjithashtu zërat për një pjesëmarrje të mundshme të çiftit në serinë e re të “Keeping Up With the Kardashians”. Por a do të jenë dakord pjesëtarët e familjes së Rob që diçka e tillë të ndodhë? Duhet thënë se ditët e fundit ajo që i ka përmirësuar paksa marrëdhënien ka qenë Kim, prandaj me shumë gjasa Blac Chyna tashmë është pranuar zyrtarisht si një Kardashian!