Rob vërtet nuk është dakord që ta bëjë reality shown me të fejuarën e tij Blac Chyna, por kjo nuk do të thotë që ai të harrojë ta shprehë dashurinë për 28 vjeçaren shtatzënë.
Rob Kardashian ka dhënë provën e radhës të dashurisë ndaj Chynas duke gdhendur në qafën e tij një tatuazh në nder të saj.
Në Snpachatin e tyre të përbashkët, çifti i ri të cilët së shpejti do të bëhen prindër, treguan edhe tatuazhin e Rob-it. ”Anjila”, emrin e vërtetë të Blac Chynas (Angelas) në gjuhën arabe.
Megjithatë burime pranë TMZ mendojnë se Aniyla mund të jetë edhe emri i vajzës që Chyna do të sjellë në jetë.
Kur Chyna u pyet nga një fans nëse ajo dhe Rob do ta ruajnë traditën e familjes për të mbajtur shkronjën ”K” tek pasardhësit e familijeve të tyre, Chyna tha: “qëndroni të informuar sepse nuk do të jap me shumë detaje për fëmijën, por ndoshta, jo”. Të njëjtën përgjigje dha edhe Rob. Me siguri familja Kardshian nuk do ta presë mirë këtë të fundit.