INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rob Kardashian përfundon në spital, ja kush i qëndron pranë [FOTO / VIDEO]

Rob Kardashian përfundon në spital, ja kush i qëndron pranë [FOTO / VIDEO]

Publikuar më: 18:53 29-12-2016

Si të mos mjaftonte zënka me Blac Chyna, Rob Kardashian ka përfunduar në  dhomën e urgjencës të spitalit “Hidden Hills”. Nuk përbën më sekret fakti që djali i familjes më të famshme në botë ka patur paqëndrueshmëri vitet e fundit, për shkak të depresionit, shtimit në peshë dhe diabetit. Janë pikërisht këto probleme për të cilat mendohet se 29 vjeçari është shtruar në spital.

Siç bën me dije sajti i njohur TMZ, Rob  ka shkuar për të bërë një kontroll për shkak të diabetit, i cili ka bërë që atij t’i kthehen veset e këqija, gjë që pasqyrohet edhe me dramën e ndodhur në familjen e tij, pas lindjes së vajzës. Ai gjithashtu ka shtuar shumë në peshë, prej stresit të ngjarjeve të fundit. Rob mësohet se do të qëndrojë nën kujdesin e mjekve, deri sa gjendja të stabilizohet.

Dhe pyetje që lind menjëherë është, kush ka shkuar ta vizitojë atë në spital? E kush tjetër përveç se mamasë, Kris Jenner, dhe të fejuarës së tij Blac Chyna. Të cilat,  edhe pse u munduan t’u shpëtojnë vëmendjes së kamerave, nuk ia kanë dalë dot. Nuk ishte aq e vështirë, pasi Kris Jenner shoqërohej nga i dashuri i saj Corey Gamble.

 

Article Logic
Execution time: 0.0051310062408447