Ndoshta punët mes Rob Kardashian dhe të fejuarës së tij shtatzanë nuk shkojnë aspak mirë, por kjo duket se nuk ka rëndësi për hallën e ardhshme, Kim Kardashian.
Rob e vërtetoi marrëdhënien e veshtirë me Blac Chyna duke mos u paraqitur fare në festën e ditëlindjes për gjyshen MJ. Në ndryshim nga ai, Chyna është shfaqur edhe pa praninë e të fejuarit të saj, ku duke parë situatën, normalisht do ndjehej si e tepërt. Por Kim ka menduar që të zbusë gjithçka nëpërmjet një postimi në Snapchat ku shfaqet duke i fërkuar barkun shtatzënë asaj që mund edhe të mos bëhet kunata e saj. Megjithatë fëmija që pritet të vijë në jetë është nipi ose mbesa e Kim dhe për bukuroshen 35 vjeçare gjaku duket se nuk bëhet ujë.