Ata të dy ishin të vendosur për ta shfaqur përpara miliona fansave, në një reality show marrëdhënien e tyre e cila tronditi familjen e tij deri në palcë gjatë fillimit të këtij viti.
Por mesa duket Rob është duke patur një mendim të dytë së fundmi duke e vënë në “litarë” shown me Chyna-n. Burime pranë TMZ bëjnë të ditur se Rob e lënë mënjanë këtë çështje kohët e fundit pasi është ankuar se shfaqja është duke kompromentuar marrëdhënien e tyre.
29 vjeçari mendon se KUWTK ka shkatërruar familjen e tij dhe ka frikë se e njëjta gjë do të ndodhë edhe me marrëdhënien e tij me Blac Chyna në qoftë se ata të dy do të tregojnë gjithë jetën e tyre në atë shfaqje.
Sipas TMZ , Rob - i cili është duke pritur fëmijën e tij të parë me Chyna - ka refuzuar për të filmuar skenat me të fejuarën e tij, duke pretenduar se kjo vë një tendosje në marrëdhëniet e tyre dhe ka hezituar ta vazhdojë këtë shfaqje. Kujtojmë që Rob e braktisi “KUWTK” dhe përfundoi duke jetuar në dhomën e tij.