INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rob Kardashian: Sëmundja e diabetit, minierë ari

Rob Kardashian: Sëmundja e diabetit, minierë ari

Publikuar më: 13:53 06-01-2016

Pas stuhisë ka gjithmonë diell dhe në rastin e Rob Kardashian ky diell duket se do ta ngrohë miiiiiiiiirë.

Vëllai i motrave më të famshme në Amerikë, i cili para pak kohësh u diagnostikua me sëmundjen e diabetit, ka marrë një super ofertë jo vetëm për t'u kuruar por edhe për të fituar një dorë të majme parash. Më konkretisht oferta ka ardhur nga kompania "Five Hour Diabetic", e cila është e specializuar në përgatitjen e vakteve të posaçme për të sëmurët me diabetë. Sipas raportimeve në kohë reale të TMZ, Rob i është ofruar të që të jetë imazhi si dhe ambasadori i kësaj kompanie. Një punë kjo e vlerësuar me 100 mijë dollarë në ditë, përpos vakteve speciale për një jetë. Hmmm me siguri ky do të kishte qenë edhe rekomandimi i mjekut për Rob Kardashian!

Article Logic
Execution time: 0.0037679672241211