Të ndarë apo të lidhur? Kjo është çështja!
Ndonëse mediat raportuan se cifti Blac Chyna dhe Rob Kardashian ishin ndarë, ky i fundit ka shfrytëzuar Instagramin për të treguar të vërtetën. Përmes një foto duke puthur në faqe të dashurën e tij, Rob ka sqaruar se lidhja e tyre vazhdon. Ajo që nuk do të vazhdojë më për ca kohë, është lidhja e tyre me mediat, duke qenë se shpeshherë janë bërë objekte sulmi nga ato. "Duam ta mbajmë lidhjen vetëm për veten tonë, larg negativitetit që na rrethon" ka shkkruar ndër të tjera Rob në postimin e tij. Një postim ky i vetëm në profilin e 28-vjeçarit, pasi më herët gjatë së dielës ai surprizoi fansat duke fshirë të gjitha fotot nga Instagrami. Epo nuk thonë kot jetë e re, foto të reja!