Dyshja që bëri histori në 10 vjeçarin e fundit tek Bayern Munich, Robben dhe Ribery mbyllin epokën e tyre. Një lamtumirë zyrtare është njoftuar nga vetë klubi nëpërmjet një postimi në Twitter. Presidenti Rumenninge është shprehur se bavarezët i detyrohen shumë të dy futbollistëve, duke nënvizuar faktin se “janë maestrot e dhjetëvjecarit më fitues në historinë e klubit”.
Dhe në të vërtetë të tillë, gjatë qëndrimit tek Bayerni Arjen Robben ka 19 tituj të fituar me fanelën e skuadrës bavareze, ndërsa 22 janë trofetë e fituar nga Ribery. Holandezi ka 305 ndeshje me Bayern e 143 gola, ndërsa francezi 414 ndeshje me 121 gola. Statistika të frikshme dhe që mund të duhet shumë kohë të përsëriten përsëri në klubin gjerman.