Deklaratat e tij thumbuese dhe ironike, ngjallin shpesh diskutime, madje edhe të ashpra.
Këtë herë Robert Aliaj i ka zhvendosur deklaratat e thëna troç, nga studiot e ‘Dance With Me’ në emisionin e Arjolës në Tv Klan, ‘Kush vjen për drekë”, ku ishte edhe i ftuar. Roberti kishte zgjedhur të gatuante peshk ndërsa e ftuara tjetër Monika Lubonja , një kulaç. Sgurisht, me Robertin të ftuar, është krijuar një atmosferë e këndshme. Gjatë bisedës, ai po fliste për dhunën dhe theksoi se në Shqipëri dhuna është dominuese. ‘Unë i kam zhdepur në dru shoqet e mia se nuk merrnin vesh’, ka qenë kjo deklarata e tij që e ka lënë moderatoren gojëhapur megjithatë Roberti e ka zbutur sërish situatën duke e mbyllur me një masazh për Monika Lubonjën. /intv.al/