Votimet e sotme kanë ngjallur reagime të shumta, teksa në fletat e votimit në shumicën e rasteve janë vetëm emrat e socialistëve.
Votimi është komentuar dhe nga artisti Robert Aliaj, i cili ka publikuar një fletë votimi në rrjetet sociale, në të cilën shkruhet: Dua të vdes.
Krahas fotos së publikuar, Aliaj shkruan se ky është besimi i humbur i shqiptarëve, ndërsa shton se Shqipëria është një trup i vdekur dhe shpëlarë nga historia.
‘Kjo eshte nje flete votimi e plotesuar sot ne mengjes, Kjo eshte zgjedhja e lire e qytetarit shqiptar qe e gjen më me vend te vdes. Ky eshte besimi i humbur i shqiptareve. “SHQIPERIA ESHTE NJE TRUP I VDEKUR, I SHPELARE NGA HISTORIA SEPSE AJO KA TRADHETUAR GJITHSHKA. SHQIPETARET SI KRIMBAT QE E BEJNE PLUHUR KUFOMEN E SAJ….’, shkruan Aliaj.