Robert Aliaj dhe Linda Rei kanë patur shpesh përplasje mes tyre gjatë ‘Dance With Me’.
Madje acarimet mes tyre shkonin edhe deri në ofendime. Por teksa ka qenë i ftuar në ‘Xing me Ermalin’, Roberti e ka përsëritur edhe njëherë antipatinë që ka ndaj ish konkurentes.
Në rubrikën “Pyetje nga Facebook-u”, një prej komentuesve e pyeste Robertin nëse i ka ardhur keq kur Linda u largua nga “Dance with me”, ndërsa artisti u përgjigj ishte se ishte koha e duhur që ajo të largohej.
“Nuk më erdhi keq, ishte koha të largohej sepse ishte një prezencë e gabuar, një personazh krejtësisht fiasko. Është e pamundur në një emision prime-time, ne t’i ofrojmë modele kaq skandaloze familjeve shqiptare, unë e quaj shkelje abuzive”, tha Roberti.