Protestës së studentëve ju është bashkuar dhe artisti Robert Alija bashkë me vajzën e tij Gala. Ai ka shkuar mes studentëve për t’i mbështetur.
Në fjalën e tij, Robert Aliaj tha:
"Jam këtu sot për të mbështetur studentët dhe jam më i lumtur se kurrë. Gjithashtu ju them se protesta të qëndrojë larg politikës sepse vetëm kështu mund t’ia dilni. Këtë nuk e ka bërë askush dhe më erdhi dita që sot 60 vjeç të shoh studentët që protestojnë.
Bashkë me mua është edhe vajza ime, e cila mbështet këtë ngjarje të rrallë në vendin tonë.”
Ndërsa, vajza e Robertit, e emocionuar u shpreh:
"Jam shumë e lumtur që sot ndodhem mes jush, vazhdoni mos u ndalni. Jemi të gjithë me ju!”