Robert Berisha është përfshirë në një aksident automobilistik. "Insajder" ka publikuar pamjet nga aksidenti i ndodhur tek vendi i quajtur “Rrethi me flamur” në Prishtinë. Në pamjet e publikuara, këngëtari shihej i nervozuar teksa bisedonte me të pranishmit në vendngjarje.
Nga ky aksident nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale. ‘Panorama plus’ kontaktoi me Robertin, i cili tha se bëhet fjalë për një aksident të lehtë dhe se nuk ka patur asgjë serioze. Lidhur me polemikën e ngjarjes, moderatori zbuloi se është përplasur me një kamion që i ka shkaktuar dëme materiale.
“Aksident i lehtë. Një kamion nga më të mëdhenjtë më goditi nga pas. Ia fala se ishte punëtor e nuk i dalin as 5 paga që ta paguaj dëmin.”, u shpreh ai. Roberti po ashtu ka publikuar edhe një foto nga makina ku shfaqet i buzëqeshur dhe në gjendje të mirë.