INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Robert Berisha e kërcënoi pak muaj më parë, reagon për herë të parë TUNA dhe ka dy fjalë për të dhe Nora Istrefin [FOTO]

Robert Berisha e kërcënoi pak muaj më parë, reagon për herë të parë TUNA dhe ka dy fjalë për të dhe Nora Istrefin [FOTO]

Publikuar më: 22:03 29-09-2018

Pak muaj ditë më parë deklarata e Robert Berishës per kunatën e tij, këngëtaren e famshme, Tunën u bë lajmi kryesor në median roze shqiptare.

“Me Tunën as nuk dua që të takohemi. Nuk e di, për Patrisin dhe Tianin edhe jetën e jap. Të mbarojnë një herë e mirë këto thashetheme, Nora me asnjë artist në estradën shqiptare nuk ka pas problem. Tuna është ajo që me krejt estradën ka problem. Të gjithë janë gabim vetëm ajo e ka mirë. Unë i kërkojë falje Patrisit që nuk ishim në ditëlindjen e Tian dhe nuk do kemi mundësi të shkojmë në asnjë ditëlindje të familjes së tij, për shkak të Tunës”, u shpreh Roberti.

Në një tjetër intervistë Roberti edhe e kërcënoi duke i thënë mos guxonte të merrej me të apo t'ia ndërpriste marrëdhënien e tij me vëllain.

"S'ka shanse asnjeri të më prishi mua me vëllain. Mua s'më shkon muhabeti me atë, sistemi i jetës së tyre nuk më konvenon dhe kam të drejtë të mos jem i pranishëm aty ku është ai person", u shpreh Berisha, teksa vazhdoi.
"S'dua të merrem. As ajo mos të merret me mua. Unë mbroj familjen time, vëllain time, prindërit e mi. Ata që kanë probleme mes vete, është problemi i tyre. Mos të ma përmendë emrin, as mos provojë të merret me mua"

Pas dy vitesh larg muzikës, larg intervistave dhe çdo gjëje, Tuna u rikthye në emisionin Prive për të zbuluar shumë gjëra rreth vetës.

Sa i përket atyre çfarë tha Robert Berisha, Tuna ka folur për herë të parë, por siç ai dëshiroi, ajo as emrin nuk iu përmendi. Por ju drejtua kështu:

"Nuk i kam komentuar për arsye se për mua nuk kanë vlerë. Për mua e vetmja gjë që ka vlerë në këtë fazë është familja ime. Me 'familja ime' nënkuptoj unë, Tian dhe Patrisi. Kështu që krejt të tjerët janë të parëndësishëm në jetën time. Mendimet e tyre janë të parëndësishme. Jetojmë në një shtet demokratik ku mediat i japin hapsirë gjithkujt. Çdokush mund të dalë e të shprehë mendimin e tij të lirë. Unë nuk kam kohë për vete për këto gjëra. Unë dal flas për projektet e mia, për gjërat e mia personale, ndërsa për të tjerët s'më intereson", përfundoi këngëtarja.

tuna.png

Article Logic
Execution time: 0.003849983215332