Robert Berisha është një ndër personazhet më te komentuar për momentin për shkak edhe të marrëdhënies së tij me Nora Istrefin.
I ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soirée” me Jonida Shehun në Top Channel, ai është pyetur se çfarë mendimi ka për këngën e fundit që ka Nora në bashkëpunim me Gjiko "Anna" , Roberti është shprehur shumë pozitiv i cili tha se e ka dëgjuar dhe i pëlqen shumë kënga.
Ndër të tjera, Roberti gjatë mbrëmjes në “Soirée” u vendos përballë sfidës nëse vërtet mund të këndonte këngën e fundit të ish bashkëshortes së tij “Anna” , e cila padyshim është kthyer në hit.
Ai jo vetëm që pranoi, por gjithashtu krijoi një super atmosferë në emision. Për më tepër ndiqni videon më poshtë: