Sot u konfirmua zyrtarisht se Era Istrefi do të jetë zëri zyrtar i himnit të Kampionatit Botëror të Futbollit që do të mbahet në Rusi këtë vit. Menjëherë pas kësaj, të gjitha mediat shqiptar e ato kosovare dhe komentues kanë komplimentuar Erën, por për këtë gjë ka folur edhe kunati i saj, Robert Berisha.
Në ‘InstaStory’ ai ka publikuar një fotografi të lajmit nga mediat e huaja dhe ka shkruar: “Kjo është bac u kry”. Por kjo nuk u ka pëlqyer shumë fansave të cilët i kanë kujtuar Majlinda Kelmendin, Dua Lipën dhe Rita orën. Por ai ka shpjeguar se ndihet shumë krenar për të gjithë shqiptarët që kanë ecur përpara, por Era për të duhet të ketë merita të veçanta sepse ja ka dalë mbanë plotësisht e vetme.
“Nuk jam kundër Dua Lipës as Rita Orës as Majlinda Kelmendit, përkundrazi krenar me të gjithë shqiptarët që kanë ecur përpara e që po na zbardhin fytyrën. Po Era Istrefi është artistja e parë nga Kosova me tekst që e ka bërë vetë dhe do të shkojë shumë shumë larg. Duhet të kënaqemi dhe të gëzohemi e jo të xhelozojmë. Rroftë Kosova o motra e vëllezër”, – ka shkruar Roberti.