Robert Berisha dhe Nora Istrefi janë një ndër çiftet më të komentuar të showbizit shqiptar. Ndonëse kohët e fundit është përfolur për një krisje në marrëdhënien e tyre, ata të dy nuk e kanë pohuar ndonjëherë këtë gjë duke na lënë të nënkuptojmë se ato kanë qenë thjesht thashetheme.
Roberti i ftuar ditën e sotme në “E Diell” ka folur edhe për rapotin me Norën dhe ndër të tjera ka treguar se ka diçka që nuk pëlqen tek ajo dhe është vonesa. Madje këngëtarja seksi është vonuar plot 3 orë edhe tek dasma e tyre.
“3 orë është vonuar Nora në ditën tonë të dasmës dhe ka zgjatur dasma deri në orën 5 të mëngjesit vetëm prej saj”, tha ai duke qeshur.
Epo të gjitha vajzat do e kuptojnë Norën dhe vonesat e saj…