INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Robert De Niro: Donald Trump është i sëmurë mendor [FOTO]

Robert De Niro: Donald Trump është i sëmurë mendor [FOTO]

Publikuar më: 17:04 13-08-2016

Kandidati republikan për president ka krijuar jo pak kundërshtarë dhe njëri ndër ta është edhe aktori dhe producenti amerikan, Robert De Niro.

Ky i fundit është shprehur  se Trump nuk duhet të kandidojë për president sepse është “i luajtur nga mendja”

Trump, një biznesmen miliarder që po kërkon postin e tij të parë publik, ka shkaktuar polemika pas një valë deklaratash nxitëse që ka bërë për kundërshtaren e vet kryesore, Hillary Clinton, armët, meksikanët, myslimanët dhe veteranët e luftës, shkruan Reuters.

Aktori këto komente i bëri sot para një audience në Sarajevë ku prezantoi versionin dixhital të filmit “Taxi Driver”, në të cilin ai ka luajtur, duke shënuar edhe 40 vjetorin e tij.

“S’e di, është çmenduri që njerëzit e pëlqejnë Donald Trumpin… bile ai nuk duhet të jetë aty ku është sot, prandaj na ndihmoftë zoti,” tha De Niro, komentet e të cilët u duartrokiten gjerë gjatë në Teatrin Kombëtar të Sarajevës.

“Ajo çfarë ai ka thënë kohëve të fundit është plotësisht çmenduri, marrëzi… ai [Trump] është i luajtur nga mendja.,” deklaroi ai duke lënë të kuptohej hapur antipatia që ka për Trump.

Article Logic
Execution time: 0.0039360523223877