INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Robert De Niro hap restorantin e tij në Mal të Zi [FOTO]

Robert De Niro hap restorantin e tij në Mal të Zi [FOTO]

Publikuar më: 11:27 17-05-2016

Kompleksit turistik luksoz “Sveti Stefan” në Milocer, do t’i shtohet së fundi restoranti më i njohur japonez në botë, “Nobu”.

Restoranti do të shtrihet në zonën me pamjen e mrekullueshme “Queen”s Chair” dhe hapja e tij do të bëhet më 17 qershor, nga dy bashkëpronarët, Matsuhisa Nobuyuki dhe aktori Robert de Niro.

Kompania “Adriatic Properties” që do ta marrë me qera kompleksin, tha se në 3 vitet e ardhshme do të investohen më shumë se 100 milionë euro në ndërtimin e një kompleksi turistik në Queens Beach. Kompleksi me 5 yje do të ketë hotel me 60 dhoma dhe 66 suita, pishinë në ambientet e brendshme dhe në tarracë, SPA, library, palestër dhe kafe.

Në fazën e dytë, kjo kompani do t’i bashkangjitë hotelit, edhe ndërtimin e një qendre tregtare dhe konferencash, parkim të brendshëm, një fushë për uljen e helikopterëve, dy fusha tenisi dhe një bar në plazh. Një arsye më shumë për ju fansat e De Niros që tani e tutje pushimet t’i bëni në Mal të Zi.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035998821258545