Robert Ndrenika ka shkelur Kodin Rrugor, e për këtë ai meriton të gjobitet. Pikërisht në ditën e Kurban Bajramit, Artisti i Populli ka marrë një gjobë nga policia rrugore, sepse kishte parkuar keq. E në këto kushte uniformat blu kanë vepruan në bazë të ligjit, duke e gjobitur sepse kishte parkuar makinën në një vend që nuk lejohej.
Mësohet se Artisti i Popullit, Robert Ndrenika po pinte një kafe në një nga lokalet e rrugës “Petro Nini Luarasi”. Fare pranë, kishin parkuar përkohësisht automjetin.
Qytetarët të pranishëm kanë thënë se nuk kaluan pak sekonda që ishin ulur dhe mbërriti një motor me një polic dhe një police të sektorit rrugor.
Dy-tre makina të tjera që gjendeshin të parkuara pranë asaj të Ndrenikës, duke qenë djem të rinj, kur policja nxori bllokun, ndezën makinat dhe u larguan duke i shpëtuar gjobës. Kurse aktori i mirënjohur, tashmë në moshë të thyer, iu desh ca që të afrohej tek policja që po shkruante gjobën.
Mes tyre nisi një debat me tone të qeta ku mërzia që e kapi Ndrenikën ishte e dukshme.
Kjo ngjarje vjen pak ditë pasi aktori i mirënjohur ka debatuar në publik me Ministren Kumbaro, mbi vendimin për të prishur Teatrin Kombëtar. Por kritikave të artistit të Popullit i ka dhënë publikisht Mirela Kumbaro, ku i kërkoj Ndrenikës të ngjitet në skenë dhe jo të “shtrihet” në gropën që do hapet nga prishja e Teatrit Kombëtar. E pikërisht pas këtyre zhvillimeve ka ardhur dhe gjoba e rrugorëve ndaj artistit të mirënjohur.
Mos është kjo një hakmarrje?!