Një ndër çiftet më të dashur të shoubizzit të cilët shpesh janë munduar ta mbajnë sa më private jetën e tyre. Ata kanë nisur tani pushimet bashkë me vogëlushen e tyre, Renee duke udhëtuar drejt Turqisë.
E normalisht nga ky pushim, s’kanë munguar fotografitë e përbashkëta.
Ka qenë Roberti ai i cili ka ndarë fotografinë më të bukur të pushimeve me Norën.
Me linja trupore perfekte, çifti vazhdon të mbetet një prej më të preferuarve në skenën muzikore shqiptare jo vetëm për pamjen por edhe për marrëdhënien e shëndoshë me njëri-tjetrit në historinë e gjatë të dashurisë.