Beatrix Ramosaj është një ndër vajzat më të përfolura në showbiz-in shqiptar, sidomos pas ndarjes nga i dashuri.
Po duket se ajo me deputimet e saj në “Your face sounds familiar” ka tërhequr vëmendjen e të huajve. Beatrix Ramosaj ka publikuar në Insta Story një foto ku tregon se stilisti i njohur italian, Roberto Cavalli, shikon postimet e saj. Bashkëngjitur me këtë shkruan: “Përshëndetje “babush”! Faleminderit që më ndjek. Puthje, përqafime”.
Edhe pse në rrjetet sociale mund të ketë shumë profile false të personazheve të njohur, ky profil i Roberto Cavalli-t rezulton të jetë ai personal. Le të shohim nëse ky do të jetë fillimi i një bashkëpunimi, apo thjesht një kureshtje e momentit.