Robin Thicke, nuk është vetëm një këngëtar i suksesshëm, por mesa duket ka talent edhe në fotografimin e momenteve të bukura. Këngëtari 39 vjeçar, po i shijon në maksimum pushimet me të dashurën e tij April Geary në Dubai. Këngëtari i “Blurred Lines”, u shndërrua në fotografin personal të të dashurës së tij, duke e fotografuar atë gjatë kohës që po relaksoheshin.
Robin tregoi që kishte një pamje të jashtëzakonshme të premten derisa fotografonte të dashurën, e cila qëndronte e shtrirë në skajet e anijes që kishte marrë Thickie për të parë pamjet e mrekullueshme të ujërave të Dubait.
Gjithashtu April, ka postuar në Instagram fotografitë e bëra nga Robin “fotografi i saj personal”, duke shkruar “ përshëndetje i dashur”.