Teknologjia mesa duket po shkon edhe më larg.
Studiuesit nga Instituti i Teknologjisë në Massachusetts, kanë propozuar ndërtimin e këtij roboti të vogël. Sipas tyre, mund ta kryejë detyrën e tij brenda trupit pa u shqetësuar për ta nxjerrë atë përsëri jashtë. Ky lloj dizajni i tij është frymëzuar nga, arti i palosjes së letrave. Ai ngjason me një strukturë fizarmonike dhe një magnet i vogël, që e lejon që të kontrollohet nga një fushë e jashtme magnetike. Ata kanë sqaruar se çdo njësi përbërëse e robotit është tërësisht organike dhe tretet nga organizmi i njeriut.