Kopshtet në Kinë tashmë kanë nga një ndihmës edukatorë. Bëhet fjalë për një robot shumë të vogël me ekran me prekje.
I quajtur ‘’Keeko’’, roboti po përdoret në 600 shkolla të ciklit parashkollor në Kinë. Ai tregon histori dhe u ofron fëmijëve ushtrime logjike. Roboti i bardhë dhe topolak, pa krahë lëviz me ndihmën e rrotave të vogla. Kamerat e integruara në pjesën e brendshme të robotit i shërbejnë për orientim dhe i mundësojnë gjithashtu fëmijëve për të regjistruar video. Në kopshtin në periferi të Pekinit, fëmijët dëgjojnë me vëmendje mësuesin e shkurtër android, i cili rrëfen për to histori dhe tregime.
Projektuesit e firmës ‘’Keeko’’ kanë si objektiv për të rritur numrin e asistentëve nëpër klasa.