INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Robotët po vijnë…

Publikuar më: 10:30 26-01-2016

Jeni gati që të bashkëjetoni me një robot? Me 1.2 miliardë dollarë të shpenzuara në investime, 1.9 të tjera në transaksione mes gjigantëve të teknologjisë. 2015-ta ishte një vit i artë për robotikën, por “boom”-i i vërtetë i këtij sektori do të jetë brenda një dekade.

Raporti “The Future of Jobs” i prezantuar në Forumin Ekonomik të Davosit thotë se brenda 2020-ës, vlera totale e tregut të robotikës do të kapë 156 miliardë dollarët dhe jo vetëm për qëllime të industrisë, që ka qenë “konsumatori” kryesor i tyre deri më tani, por edhe për robotët shtëpiakë.

Brenda dy viteve të ardhshme parashikohet të shiten 35 milionë robotë për përdorime personale në mbarë globin dhe në majë të listës janë modelet për përdorim të përditshëm, ndjekur nga ata për qëllime argëtimi, edukimi dhe ndihme.

I ashtuquajturi “revolucioni i katërt” po troket dhe ai është i pashmangshëm. Brenda dekadës një në 10 familje në vendet e zhvilluara do të ketë një robot në shtëpi.

Raporti vëren se në 2015-n operuan rreth 4 mijë kompani në fushën e robotikës, një shifër e 10-fishuar në krahasim me atë të pesë viteve më parë. Lider në këtë fushë mbeten vende si Japonia, Koreja e Jugut, Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Britania e Madhe, Italia dhe Finlanda.

Article Logic
Execution time: 0.0035910606384277